Putin diskuton në telefon për luftën në Ukrainë me Macron dhe Scholz
Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit, tha Kremlini.
Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim.
© Rruga Press