Bota

Kush janë oligarkët rusë të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar sot?

Oligarkë të tjerë janë sanksionuar së bashku me Roman Abramovich sot, duke përfshirë Oleg Deripaska – një industrialist me pasuri prej 2 miliardë paund, i cili ka pasur lidhje të ngushta me establishmentin politik britanik.

Lista përfshin:

Roman Abramovich: pronar i Chelsea FC i cili ka aksione edhe në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel;
Oleg Deripaska: ka aksione në En+ Group;
Igor Sechin: shefi ekzekutiv i Rosneft;
Andrey Kostin: kryetar i bankës VTB;
Alexei Miller: shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike Gazprom;
Nikolai Tokarev: president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft;
Dmitri Lebedev: kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Rossiya
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë apo shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Gjaku i popullit ukrainas është në duart e tyre, ata duhet të varin kokën me turp.

“Mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet. Ne nuk do të ndalemi në këtë mision për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit dhe për të mbytur fondet për makinën e tij brutale të luftës.”

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *