Ndërron jetë personi që i transplantuan zemrën e derrit
Personi i parë në botë që kreu një transplant duke vendosur zemrën e një derri të modifikaur gjenetikisht, ka ndërruar jetë.
57 vjeçari David Bennett, ndërroi jetë dy muaj pas operacionit që bëri bujë në mbarë globin, si i pari i këtij lloji.
Kjo procedurë pritej ta çonte mjekësinë një hap përpara, për t’u përballur me mungesat e organeve në rastet e transplanteve.
Bennett kishte një sëmundje të pashërueshme dhe operacioni ishte një përpjekje e fundit, për të shtyrë jetën e tij.
Ai ishte i ndërgjegjshëm për rreziqet, madje e cilësoi si “një përpjekje në errësirë”.
“Ai ishte një pacient trim dhe fisnik, i cili luftoi deri në fund”, tha kirurgu që kreu operacionin.
Rruga Press