Bota

Muzikë kundër bombave, koncert në qendër të Kievit dhe në Odesa

Ukrainasit sfidojnë luftën me muzikë. Me mesazhin “Qiell i lirë”, në mbështetje të thirrjes së presidentit Zelensky për të mbrojtur qiellin ukrainas nga agresionit rus, orkestra simfonike e Kievit luajti pjesë të famshme muzikore, përfshire himnin kombëtar dhe atë të Bashkimit Europian.

Muzikantët e mbetur në kryeqytet, pasi Rusia nisi ofensivën në 24 shkurt, u mblodhën në qendër të Kievit për të mbajtur një koncert në ambient të hapur të drejtuar nga dirigjenti Herman Makarenko.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Një bandë ushtarake mbajti një koncert pranë barrierave të mëdha të rërës, që janë vendosur jashtë godinës ikonë të Teatrit të Operas dhe Baletit në Odesa. Qyteti në kufi me Rusinë i ka shpëtuar deri më tani bombardimeve, por popullsia prej 1 milion banorësh pret në ankth të shohë nëse qyteti do të jetë i radhës që do bëhet shënjestër e tërbimit rus.

Odesa-Ukrainë shkruhej në banerin gjigand verdh e blu të vendosur mbi barrikada, pranë qendrës së shkretuar të qytetit ndërsa banda ushtarake kishte përzgjedhur një repertori me këngë nacionaliste për të ngritur moralin.

Muzikë u dëgjua edhe nga bunkerët e Kharkiv, ku qytetarët po qëndrojnë për t’i shpëtuar bombave. E veshur si për skenë, artistja Vera Litovecenko, ofroi tingujt violinë në kundërpërgjigje të zhurmës së bombave, në një performancë solo.

Të paktën 27 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit gjatë sulmeve ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *