Lajme

“Rama po mbjell terror me hijet e luftës”, Berisha: Qeveria të marrë masa për çmimet, në të kundërt opozita del në protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi protesta nëse qeveria nuk do të marrë masa për uljen e çmimit të naftës. Ai u shpreh se Edi Rama është kthyer në zëdhënësin e kompanive të naftës.

“Rama po mbjell terror te qytetarët me hijet e luftës. Ai po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritës së çmimeve. Dje, ai njoftoi për rritjen e çmimeve dhe pompat me shpejtësi i kaluan ato deri në 260 lekë për litër. E dënoi këtë akt të tij dhe kjo është unike në botë. Kreu i qeverisë nuk bën zëdhënësin e kompanive të naftës, në rast se ai nuk ka aksione në këto kompani.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Të merren masa urgjente, në të kundërt opozita shqiptare do të jetë në rrugë”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *