Lajme

Euro, dollari, paundi e franga pikiatë/ Zhvillimet e fundit në tregun valutor

Valutat e huaja kryesore kanë rënë ndjeshëm në treguan e brendshëm valutor këtë të Mërkurë, pas rritjes së konsiderueshme ditët e fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Dollari amerikan këmbehet me 113.59 Lekë, me një rënie të fortë prej 3.34 pikësh krahasuar me një ditë më parë.

Euro këmbehet me 124.70 Lekë, 2.38 pikë më pak se dje.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rënie të fortë prej më shumë se 3 pikësh kanë pësuar dhe franga zviceriane e paundi britanik.

Franga zviceriane këmbehet me 122.50 Lekë, 3.48 Lekë më pak se dje.

3.74 pikë ka humbur krahasuar me një ditë më parë paundi britanik – që sot këmbehet me 149.65 Lekë.

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, sipas BSH

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *