Rrahje brutale me shkopinj mes qytetarëve e policisë
Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit në fshatin Pestovë, në aksin Mitrovicë-Prishtinë
Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete.
Në këtë rast ka ndërhyrë policia. Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident. Ndaj zytarëve policor janë përdorur edhe shkopinj nga të dyshuarit.
Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arritur që t’i arrestojë katër persona.
Video më poshtë: