Revoltë në PD, por Basha nuk prononcohet. Bëhet i gjallë duke uruar 8 Marsin
Lulzim Basha po përballet me një furtunë të vërtetë në Partinë Demokratike, ku shumë nga deputetët e kësaj force politike, kanë kërkuar largimin e tij urgjent dhe hapjen e garës në PD.
Basha nuk ka bërë asnjë prononcim për situatën në PD, duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por ka publikuar një video ku uron 8 marsin.
Kujtojmë se ditën e djeshme, pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke e klasifikuar PD-në forcë të tretë, Basha deklaroi se “nuk ka humbur asnjë betejë në jetë”.
Postimi i Bashës: