Bota

Kompania lidere ukrainase e IT-së braktis Beogradin për shkak të qëndrimit pro-rus të Serbisë

Kompania udhëheqëse ukrainase në fushën e teknologjisë informative, Intellias, ka njoftuar se do të mbyllë zyrën e saj në Beograd dhe se po heq dorë nga hapja e një qendre të madhe zhvillimi në Serbi, pasi të njëjtën synon ta hapë në Zagreb.

Intellias ka mbi 2.000 punonjës në qendrat si Lviv, Kiev, Odessa, Kharkiv, Ivano-Frankivsk, Berlin dhe Krakov.

Ky vendim i kompanisë ukrainase, sipas postimit në Facebook të bërë më 2 mars, është për shkak të qëndrimit të Serbisë pro Rusisë, e cila po bën agresion mbi Ukrainën tash e 13 ditë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Ne kemi vendosur të mbyllim zyrën në Serbi dhe të hapim qendrën ballkanike të IT-së në Kroaci. Në këto kohë të vështira, ne nuk ndjejmë mbështetjen e duhur nga autoritetet serbe, kështu që Intellias ka vendosur të zhvendosë qendrën e saj të zhvillimit në Kroaci. Zyra e re do të të jetë e vendosur në Zagreb”, tha Vitaly Sedler, CEO dhe bashkëthemelues i Intellias. “Ne zgjodhëm Kroacinë për shkak të pozicionit të saj të qëndrueshëm pro-ukrainas – duke ndihmuar ushtrinë tonë dhe duke mbrojtur refugjatët tanë, duke mbështetur ofertën e Ukrainës për në BE, duke mbyllur qiejt për forcat ajrore ruse”.

Ai ka përmendur edhe vullnetarët kroatë që kanë shkuar në Ukrainë të luftojnë kundër rusëve.

“Ne shohim se udhëheqja politike kroate po e mbështet në mënyrë aktive Ukrainën në luftë dhe po ofron strehim për refugjatët. Vullnetarët kroatë shkuan në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë tonë. Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, ne morëm një vendim të shpejtë për të zhvendosur zyrën e Intellias në Zagreb”, shtoi ai.

Sipas tij, Kroacia ka bazë për zhvillimin e këtij sektori, pasi ka komunitet të madh të ekspertëve të teknologjisë informative. Janë më shumë se 60 mijë profesionistë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *