Harta/Çfarë ka ndodhur në ditën e 12-të luftimeve në Ukrainë?
Sot shënohet dita e 12-të e pushtimit rus të Ukrainës.
Një armëpushim i brishtë është vendosur në disa zona, sipas Rusisë, me Moskën që pretendon se gjashtë korridore humanitare janë hapur që nga mëngjesi i sotëm.
Këto janë më të fundit nga dita e 12-të e luftës në Ukrainë:
Rusia pretendon se po mban një armëpushim të përkohshëm dhe po hap korridore humanitare në zona si Kiev, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy;
Por Rusia u ka ofruar vetëm civilëve në pjesë të caktuara të Ukrainës mundësinë për të ikur në Bjellorusi ose Rusi – diçka që Ukraina e përshkroi si “imorale”;
Ndërkohë, Ukraina pretendon se luftimet kanë vazhduar në Kiev dhe Mariupol;
Zyrtarët thonë se 4,000 njerëz ende duhet të evakuohen nga periferitë e kryeqytetit, ndërsa 2,000 janë larguar nga qyteti verior i Irpin;
Një raund i tretë i bisedimeve të paqes filloi në Bjellorusi në orën 16:00 me orën locale.
Ukraina pretendon se ka rimarrë kontrollin e Chuhuiv pranë Kharkiv dhe aeroportin rajonal në Mykolayiv;
Kryebashkiaku i Hostomel, pranë Kievit, u qëllua dhe u vra ndërsa po shpërndante ndihma, sipas zyrtarëve ukrainas;
OKB thotë se të paktën 1.7 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në vendet fqinje që nga fillimi i konfliktit.
Harta më poshtë detajon zonat e Ukrainës nën kontrollin rus: