Bota

Gjermania kundërshton ndalimin e importeve ruse të energjisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kundërshtuar thirrjet për të ndaluar importet e naftës dhe gazit rus, si pjesë e sanksioneve perëndimore kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në një deklaratë, Scholz paralajmëroi se një veprim i tillë do të mund të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës dhe se importet e energjisë nga Rusia ishin aktualisht thelbësore për jetën e përditshme të qytetarëve.

Lexo më shumë  Australia u ndalon adoleshentëve nën 16 vjeç përdorimin e rrjeteve sociale

“Evropa ka përjashtuar qëllimisht furnizimet me energji nga Rusia për shkak të sanksioneve. Furnizimi i Evropës me energji nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër për momentin. Prandaj është e një rëndësie thelbësore për ofrimin e shërbimeve publike dhe jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Komentet e Scholzit vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja ishte në bisedime me aleatët evropianë për ndalimin e importeve të naftës ruse, për të intensifikuar presionin ndaj Moskës për të ndalur pushtimin e saj në Ukrainë.

Lexo më shumë  Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *