Bota

Të paktën 8 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verlindor të Kharkivit brenda 24 orëve të fundit, ka njoftuar të hënën Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës.

Ky shërbim ka thënë se një bombë që shpërtheu rreth orës 19:15 me kohën lokale të dielën shkatërroi ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Gjithashtu ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, ka shtuar Shërbimi i Emergjencave, raporton CNN.

Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *