Bota

FMN: Lufta në Ukrainë do të ketë ndikim të rëndë në ekonominë globale

Lufta në Ukrainë tashmë po rrit çmimet e energjisë dhe grurit dhe do të ketë një “ndikim të rëndë” në ekonominë globale, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në një deklaratë, FMN tha se lufta kishte dërguar një valë prej më shumë se 1 milion refugjatësh në vendet fqinje dhe shkaktoi sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë.

“Pasojat ekonomike janë tashmë shumë serioze,” tha FMN.

“Lufta e vazhdueshme dhe sanksionet e lidhura me to do të kenë gjithashtu një ndikim të rëndë në ekonominë globale.”

Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.

–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.

–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.

– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.

–Qeveria britanike i ka bërë thirrje  qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *