Bota

Suedia dhe Finlanda rrisin bashkëpunimin me NATO-n

Suedia dhe Finlanda ruajnë lidhje historike dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni. Të dy vendet marrin sistematikisht kërcënime nga Rusia përballë kthesës së tyre të mundshme drejt anëtarësimit në NATO.

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se po rritin bashkëpunimin e tyre me NATO-n pas përkeqësimit të sigurisë në Evropë, duke marrë shkas nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Lufta e Rusisë kundër një shteti sovran evropian e vë në rrezik rendin e sigurisë evropiane. Në këtë mjedis në ndryshim, Finlanda dhe Suedia do të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre”,- tha kryeministrja finlandeze, Sana Marin në një konferencë të përbashkët shtypi në Helsinki me homologen suedeze, Magdalena Anderson.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Suedia dhe Finlanda ruajnë lidhje historike dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni. Të dy vendet marrin sistematikisht kërcënime nga Rusia përballë kthesës së tyre të mundshme drejt anëtarësimit në NATO.

Takimi në Helsinki u zhvillua sot në mes të luftës në Ukrainë dhe nën hijen e provokimit rus kundër Suedisë me cenimin e hapësirës ajrore të saj nga katër avionë luftarakë në lindje të ishullit Gotland javën e kaluar.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Suedia kishte reduktuar shpenzimet e saj ushtarake, por forcoi aftësitë e saj mbrojtëse pas vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë . Suedia, e cila nuk është përfshirë në asnjë luftë për dy shekuj, rifilloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2017 dhe rihapi një kamp në ishullin Gotland në janar 2018.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Sot, pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia po merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe kryeministrja e vendit, Magdalena Anderson, njofton forcimin e aftësive ushtarake të vendit dhe përshpejtimin e riarmatimit të tij tashmë në vazhdim.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, njoftoi zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Helsinkit dhe Stokholmit me NATO-n, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Aleancës. Bashkëpunimi i zgjeruar “përkthehet” në shkëmbim informacioni dhe komunikimi në një nivel strategjik nëse dhe kur shihet e nevojshme.

Finlanda dhe Suedia morën pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s nëpërmjet telekonferencës, gjatë së cilës u vendos për të forcuar forcat aleate në Evropën Lindore. Ndërsa samiti përparonte, Moska përsëri kërcënoi Finlandën dhe Suedinë me “masa politike dhe ushtarake” në rast të një lëvizjeje për t’u bashkuar me NATO-n.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *