Bota

Erdogan nesër zhvillon bisedë telefonike me Putinin, diskutojnë për situatën në Ukrainë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, për të diskutuar për luftën në Ukrainë, ka njoftuar zëdhënësi Ibrahim Kalin, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndan vijën bregdetare me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka raporte të mira me të dyja vendet, por është kundër sanksioneve të vëna ndaj Moskës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ankaraja e ka cilësuar pushtimin rus si të papranueshëm dhe ka ofruar të jetë nikoqire e bisedimeve paqësore, të njëjtën kohë ka bërë thirrje për paqe.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Stamboll, Kalin tha se Erdogan sërish do t’i ofrojë Putinit ofertën e bërë më herët, dhe do t’i kërkojë të ofrojë “shanse” hapjes së korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Mesazhi i presidentit tonë është që lufta dhe sulmet duhet të ndalen menjëherë, për të filluar bisedimet dhe t’i jepet shansi diplomacisë”, ka shtuar Kalin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *