Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Këto janë taktikat e çakejve të frikësuar; do ta paguajnë për çdo jetë të humbur
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha të shtunën se forcat ruse kanë “përparuar në disa drejtime”, por sipas tij vendasit “po rezistojnë dhe po dëbojnë pushtuesit”.
“Natyrisht, armiku ka avancuar në disa drejtime, megjithatë, ai kontrollon vetëm zona të vogla. Ushtarët tanë po kundërshtojnë ashpër dhe po dëbojnë pushtuesit,” tha ai në një deklaratë drejtuar qytetarëve.
Ministri shtoi se për shkak të “ngadalësimit të ritmit sulmues dhe rezistences se ukrainasve, Rusia po ndryshon taktikat”.
“Agresori përdor potencialin e tij ajror dhe raketor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe aktive.
Me të gjitha llojet e sulmeve nga ajri po bombardojnë qytetet tona, qytezat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë infrastrukturën kritike por dhe centralet bërthamore dhe hidrocentralet”.
Ministri Reznikov gjithashtu ka sot se forcat ruse po vijonin të godisnin ndërtesa banimi, shkolla, kopshte dhe spitale.
“Armiku po shkatërron kishat dhe katedralet. Ai po bombardon stacionet hekurudhore me mijëra gra dhe fëmijë që evakuohen.
Këto janë taktikat e çakejve të frikësuar. Kam besim se armiku do të paguajë për çdo jetë te humbur dhe për çdo lot te derdhur”.
Reznikov tha se Mariupol, Volnovakha, Kharkiv, Chernihiv, Mykolayiv dhe Kherson janë ndër qytetet ku aktualisht situata është “më komplekse”, duke shtuar: “Ne me të vërtetë shpresojmë që korridori humanitar do të funksionojë dhe do të jemi në gjendje të evakuojmë civilët”.
Rruga Press