Rusët mohojnë akuzat si përgjegjës për shpërthimin në centralin bërthamor: Provokim monstruoz nga Ukraina
Ministria ruse e mbrojtjes ka kërkuar të fajësojë diversantët ukrainas për një sulm në vendin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Ukraina tha se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti, raportoi Reuters.
“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” citohet të ketë thënë zëdhënësi Igor Konashenkov.
Rruga Press