KryesoreLajme

Pas Turqisë edhe Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pas Turqise edhe Kroacia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Një gjë të tillë e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes nj postimi në rrjetet sociale ku shkruan se shteti kroat e mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mehaj shkruan se sot ka biseduar me homologun e tij kroat, Mario Banozic.

Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic. Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar. Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic! Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat! SëBashkuMëTëFortë!”, shkruan Mehaj. Pro anetaresimit te Kosovës në NATO u shreh edhe presidenti turk, Erdogan teksa priti në Ankara presidenten Vjosa Osmani.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *