6 zonat me të rrezikshme në Tiranë për vjedhjen e makinave
Gjatë vitit 2021, 67 makina u denoncuan si të vjedhura në të gjithë vendin, 48 prej të cilave në Tiranë.
Vetëm në 17 raste vjedhja është zbuluar nga policia, ku autorët në pjesën më të madhe kanë rezultuar me të shkuar kriminale.
Euronews Albania sjell zonat e Tiranës me riskun më të lartë ku janë regjistruar pjesa më e madhe e vjedhjeve.
Ato janë Myslym Shyri, Zogu i Zi, zona e Yzberishtit, Unaza e Re, Fresku dhe zona e Komunës së Parisit.
Burime pranë policisë së Tiranës thanë se këto zona janë në shënjestër nga kontigjenti kriminal si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë.
Makinat e vjedhura në pjesën më të madhe të rasteve çmontohen e më pas shiten për pjesë por nuk përjashtohet edhe mundësia kur i dublikohen të dhënat.
Fushë-Kruja dhe Durrësi njihen si qytete ku me se shumti demontohen makinave. Megjithatë këto makina jo në pak raste përdoren dhe në vrasje apo atentate mafioze.
Gjatë verës së 2021 në kryeqytet u raportuan vjedhura 7 makina të llojit ‘Range Rover’ në të paktën 3 muaj.
Në vitin 2021 në Policinë e Tiranës janë denoncuar rreth 1500 vjedhje në total, përfshirë automjetet, banesat dhe bizneset./euronews/
Rruga Press