Bota

Zelensky kërkon takim me Putinin: Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të takohet me të, duke e kripur propozimin me sarkazëm.

“Uluni me mua për të negociuar, jo në 30 metra”, ka thënë Zelensky të enjten, me sa duket duke iu referuar fotove të fundit të Putinit të ulur në një skaj të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë kur u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Unë nuk kafshoj. Nga çka frikësohesh?”, ka thënë Zelenskyy në një konferencë shtypi të enjten.

Zelenskyy ka shtuar se ishte e arsyeshme të kishte bisedime.

“Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat”, është shprehur ai.

Kërkesa e tij për takim me Putinin vjen në kohën kur palët ruse e ukrainase janë duke zhvilluar rundin e dytë të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *