Shifra brilante, “bomberi” Broja magjeps Anglinë
50 milionë paund; kjo është shifra që mund të tundojë Chelsea të heq dorë nga Armando Broja.
Ylli kuqezi e vërtetoi sërish pse blutë pretendojnë kaq shumë apo pse trajneri i Arsenal është i fiksuar me të.
Në sfidën kundër West Ham, e vlefshme për 1/8 e FA Cup, Broja u kursye nga trajneri, u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 46-të.
I mjaftuan pak minuta në fushë për të lëshuar disa sinjale, ndërsa në të 69-të iu mohua kënaqësia e golit, me kundërshtarin që e shtriu në tokë, duke fituar një 11-metërsh për Southampton. Në limitet e sfidës, në minutën e 95-të me një aksion personal, me shumë klas, dribloi këdo që i doli përpara duke shënuar një gol fantastik që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1.
Për Brojën ky ishte goli i tij i 9-të sezonal.
Sipas Opta, Broja bëhet 1 nga 3 lojtarët e vetëm në Premier League, nën 21 vjeç, që ka marrë pjesë në 10 gola, ka shënuar 9 gola dhe një asist.
“Broja pati një ndikim pozitiv në lojë, ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij”, u shpreh trajneri i Southampton pas ndeshjes.
Rruga Press