Spanja do dërgojë dërgesën e parë të armëve sulmuese në Ukrainë
Spanja do të dërgojë 1370 granata-hedhës antitank në Ukrainë të premten, si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar kundër pushtimit rus.
Ngarkesa do të përfshijë gjithashtu mitralozë të lehtë dhe 700,000 fishekë pushkë dhe municione automatike, tha Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles.
“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ta marrin atë,” tha Robles në një intervistë natën vonë në kanalin televiziv spanjoll Antena 3.
Robles tha se armët “janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë të individualizuar, madje edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve”.
Pas ditëve të tëra që theksoi ndihmën e saj humanitare për Ukrainën, si dhe dërgimin e disa pajisjeve ushtarake mbrojtëse, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se “Spanja do t’i dorëzojë rezistencës ukrainase materiale ushtarake sulmuese” tha në parlament të mërkurën.
Por ajo tha se kabineti i kryeministrit ishte fort në favor, veçanërisht duke marrë parasysh “si po zhvillohen ngjarjet dhe bombardimet (ruse) të popullatës civile”.
© Rruga Press