TikTok përballet me padi nga një 12-vjeçare
Një 12-vjeçare nga Anglia po mendon të ndërmarrë veprime juridik kundër aplikacionit për shpërndarje të videove, TikTok, me pretendimin se kompania përdor të dhënat e fëmijëve në mënyrë të jashtëligjshme.
Një gjykatë ka thënë se vajza mund të mbetet anonime nëse rasti shkon përpara.
Ky veprim është duke u përkrahur nga Anne Longfield, komisionere për fëmiijë në Angli. Ajo beson se TikTok ka shkelur ligjet e Britanisë dhe BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
TikTok tha se ka pasur “politika të fuqishme” për mbrojtje të fëmijëve dhe nuk ka lejuar që fëmijët nën moshën 13- vjeç të bëhen pjesë e tij.
Longfield shpreson që kjo lëndë do rrisë masat mbrojtëse për fëmijë nën moshën 16-vjeç që përdorin TikTok-un në Angli dhe përtej.
Sfidë pritet të jetë anonimiteti i vajzës, pasi nëse kjo nuk bëhet, ajo do përballet me ngacmime nga moshatarët e saj që mund ta shohin si kërcënim.
Rruga Press