Pushtimi i Ukrainës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Planet ruse i kemi ditur prej kohësh
Pavarësisht se presidenti ukrainas, përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin, u përpoq të shmangte të flitej për luftë, një deklaratë e re dëshmon se ata ishin në gatishmëri.
Qeveria ukrainase ka qenë prej kohësh në dijeni të planeve pushtuese të Federatës Ruse në vendin e tyre, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Alexei Danilov, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrin.
“Ne e dinim se rusët do ta bënin këtë. Kuptuam se çfarë po ndodhte. Këtë e kishim kuptuar shumë kohë më parë, po përgatiteshim për një zhvillim të tillë. Nuk mund të them se ishte diçka e papritur për ne. Por mund të them se në orën 5 të mëngjesit kur filloi lufta, në orën 5.15 ishim tashmë në kryesi , të gjithë përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes, sepse ishim gati, kishim informacion se kjo mund të ndodhte. Por deri në momentin e fundit, ne nuk besuam se kjo mund të vinte nga Bjellorusia. Fatkeqësisht kjo ndodhi ,” tha Danilov.
Danilov siguroi se ushtria ukrainase është e fortë dhe e gatshme për të mbrojtur shtetin, udhëheqja ushtarake dhe politike është aktive dhe të gjithë ata që përfaqësojnë sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes janë në pozicionet e tyre.
Rruga Press