KryesoreLajme

Referendumi i krenarisë

Nga Shaip Kamberi

Sot shënojmë 30 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992. Tri dekadat nga Referendumi që shënon ngjarjen më kulminante në përpjekjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të drejtat individuale e kolektive.

Nuk është vetëm referencë e mosdorëzimit, mosnënshtrimit e rezistencës politike të shqiptarëve, por edhe pikëtakimi i së kaluarës me të ardhmen që formëson vizionin politik si udhërrëfyes të angazhimit dhe faktorizimit.

Kurajo, guximi dhe urtësia janë shprehja e të gjithë atyre burrave dhe grave që i dhanë drejtim historisë së pluralizmit politik e shoqëror, që historia mos të tallet me aparteidin represiv ndaj qytetarëve që kultivojnë demokracinë për të respektuar të tjerët, barazinë për të qenë jo më pak se të tjerët, drejtësinë si ballafaqim me padrejtësitë e lirinë si një hapësirë të madhe mundësie për përparim e progres.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Edhe sot në një proces elektoral e kritik të vendmmarrjes politike, si shoqëri përballemi me sfidat që duhet dhënë përgjigjen e kohës me shumë vendosmëri, duke mos u larguar nga synimet e Referendumit e nga vlerat autentike.

Sakrifica e tridhjetë viteve është motivimi për qëndresë, organizim e mobilizim në betejën e pakompromis për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mirënjohje për gjithë ata që organizuan e gjithë ata që realizuan Referendumin e krenarisë. Lavdi për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Deri në fitoren.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *