Ukraina me 70 avionë lufte, shtetet e BE-së që ia dhanë
Dy ditë më parë shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrel deklaroi se unioni do të furnizonte Ukrainën me avionë lufte, prodhim të Bllokut Lindor, të cilët mund të drejtohen lehtësisht nga pilotët vendas.
Vendet që kanë ofruar këta avionë janë Polonia, Bullgaria dhe Sllovakia, të cilët kishin në inventarin e tyre disa Mig-29 dhe Sukhoi që mund t’u hyjnë në punë ukrainasve.
Faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës ka publikuar edhe të dhëna në lidhje me këtë ndihmë duke nxjerrë shifrat. Sipas saj, Ukraina ka marrë 70 avionë nga këto vende.
Bullgaria ka furnizuar Ukrainën me 16 Mig-29 dhe 14 Su-25. Ndërkohë, Polonia ka transferuar 28 Mig-29 në Ukrainë, kurse Sllovakia 12 Mig-29.
Me këtë dërgesë Ukraina forcon shumë forcat ajrore kundër Rusisë duke kërcënuar objektivat e Putinit në terren.
Rruga Press