Ministri i mbrojtjes thotë se Rusia po përgatitet të nisë një operacion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës
Rusia po përgatitet të nisë “operacione në shkallë të gjerë dezinformimi dhe rrënimi psikologjik” kundër Ukrainës, tha të martën ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.
“Qëllimi i tij është të thyejë rezistencën e ukrainasve dhe ushtrisë ukrainase me gënjeshtra”, tha Reznikov në një deklaratë.
Sipas ministrit të mbrojtjes, Rusia ka planifikuar të krijojë “probleme komunikimi” dhe të sajojë raporte se udhëheqja ushtarake dhe politike e Ukrainës “kanë rënë dakord t’i dorëzohen” Forcave Ruse.
“Si një “konfirmim” të kësaj, do të përhapen dokumente të rreme, gjoja të nënshkruara si dhe video të rreme të redaktuara,” tha Reznikov.
“Kjo është një gënjeshtër. Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë dorëzim! Vetëm fitore”, shtoi ai.
© Rruga Press