Bota

Ish-Presidenti rus Medvedev kritikon kërcënimin francez për “luftë ekonomike”

Ish-presidenti dhe zyrtari më i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar zyrtarët perëndimorë që të “kursejnë gjuhën e tyre” pasi ministri i financave i Francës premtoi të zhvillonte një luftë ekonomike kundër Rusisë.

“Sot, një ministër francez ka thënë se i shpallën luftë ekonomike Rusisë. Kursejeni gjuhën tuaj, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh kthehen në të vërteta”, shkroi Medvedev në Twitter.

Lexo më shumë  BE vendos kushte për Teheranin - Von der Leyen: Nuk ka heqje sanksionesh pa ndryshim të sjelljes së Iranit

Bruno Le Maire kishte thënë më herët të martën për radion France Info se Parisi do të “zhvillonte një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”.

Një sërë vendesh kanë lëvizur për të vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës në vazhdën e inkursionit të saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hungaria merr vendimin! Magyar: Asnjë kryeministër nuk do të qendrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *