Bota

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Interpoli

Ukraina ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Policisë Ndërkombëtare e njohur si Interpol, duke i akuzuar për abuzim me organizatën që po e shfrytëzon për të targetuar oponentët politikë në mbarë botën dhe në Ukrainë.

Ministri i brendshëm ukrainas, Denis Monastyrsky, ka kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të Rusisë nga Interpoli.

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

“Rusia do të duhej të përjashtohej nga Interpoli për shkelje të principeve themelore dhe keqpërdorimin e veglave të këtij institucioni, për të mbuluar krimet dhe persekutuar kundërshtarët politikë në veçanti ata në Ukrainë”, thuhej në një transmetim të publikuar nga Hromadske.

Interpoli është polici ndërkombëtare e fokusuar në ndarjen e informacioneve mes 195 shteteve anëtare – që kanë për qëllim alarmimin dhe ndaljen e aktiviteteve kriminale nëpër vende të ndryshme të botës.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *