Basketboll – Euroliga i pezullon klubet ruse
Euroliga, liga elitare evropiane e basketbollit, ka pezulluar nga gara klubet e Rusisë. Në një njoftim të Bordit Ekzekutiv të Euroligës bëhet e ditur se për shkak të luftës në Ukrainë, është pezulluar pjesëmarrja e klube nga Rusia në dy garat që o organizon organizata.
Nga Euroliga janë pezulluar CSKA Moska, UNICS Kazan dhe Zenit St Petersburg. Ndërsa në EuroCup është pezulluar Lokomotiv Kuban Krasnodar. EuroCup është garë e nivelit të dytë evropian.
“Euroleague Basketball do të përcjellë në mënyrë të vazhdueshme situatën. Nëse situata nuk ndryshon për të mirë, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen”, thuhet në njoftim.
Rruga Press