Bota

Regjisorë e producentë ukrainas kapin armët në mbrojtje të atdheut

Regjisorët dhe drejtuesit ukrainas të mësuar më shumë për të ndjekur festivale dhe tregje filmi, tani po mbajnë armë dhe po i bashkohen betejës për të mbrojtur vendin e tyre kundër ushtrisë pushtuese ruse.

Duke folur për Screen Daily, producenti Volodymyr Yatsenko, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Filmit të Ukrainës (FIAU), i cili deri vonë mori pjesë në takimet e Eurimages në emër të vendit të tij, tha se do të kthehet në Kiev për të luftuar.

Ai ishte larguar nga qyteti me gruan dhe fëmijët e tij për t’ua garantuar sigurinë atyre, ndërkohë që tani është rikthyer sërish.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Volodymyr Yatsenko

“Ne të gjithë e dimë se Rusia nuk po e fsheh më atë”, tha ai. “Ata do të donin t’i kthenin tokat e tyre. E di që shumë evropianë nuk e kuptojnë, por ata definitivisht nuk do të ndalen në Ukrainë. Le të imagjinojmë se Ukraina do të bjerë. Tjetra do të jenë Polonia dhe vendet baltike”.

“Ajo që na duhet vërtet nga Evropa është ndihma me armë vdekjeprurëse”, vazhdoi ai. “Ne nuk mund ta mbrojmë veten. Nga këndvështrimi ynë, duket sikur e gjithë Evropa qëndron e papërfshirë, vetëm duke parë se si na vrasin [rusët]”.

44-vjeçari tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte armët. “Tani njerëzit thjesht i japin kallashnikovë në rrugë kujtdo që dëshiron të mbrojë [vendin]”.

Oleg Sentsov

Rreth 25% e anëtarëve të FIAU po i bashkohen gjithashtu luftës kundër pushtuesve rus.

Regjisori ukrainas, Oleg Sentsov, i cili kaloi pesë vjet në një burg rus pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, u tha nga Yatsenko se “i është bashkuar gjithashtu luftës”.

Nga Turqia, producentja ukrainase, Olena Yershova, nga Tato Film i ka bërë thirrje industrisë evropiane të filmit për “mbështetje praktike”.

Olena Yershova

Ajo dhe të tjerët po kërkojnë ndihmë financiare dhe humanitare, armë dhe pajisje për Ukrainën. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *