(Video)Shqipëri – Me “AR-15” dhe granatahedhës, batalioni i dytë i Këmbësorisë stërvitje para testimit nga NATO
Batalioni i dytë i Këmbësorisë së Forcave të Armatosura po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca e NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot një video nga stërvitja që po kryen ky batalion, i cili është në prag të testimit nga NATO.
“Në prag të testimit nga NATO, batalioni i dytë i Këmbësorisë po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca”, theksoi Peleshi.
Peleshi nënvizoi se, “trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”.
Markeljana Çekrezi, komandante e togës logjistike, i është bashkuar Forcave të Armatosura, që në vitin 2018.
“Për mua është një eksperiencë e re. Duke qenë se jam rritur nga një familje ushtarakësh, jam rritur me uniformën dhe mendova që të sprovoja veten, të luftoja ose të jepja diçka për vendin tim”, shtoi ajo.
Rruga Press