Gjermania e gatshme t’i pranojë gjithë refugjatët nga Ukraina
Gjermania ka shprehur gatishmëri të pranojë gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës.
“Ne do të marrim gjithë ukrainasit që ikin nga vendi i tyre shkaku i luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm slloven Anze Logar, raporton CNN. “Ne po ndihmojmë njerëzit që po ikin nga Ukraina. Po qëndrojmë në kufi për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në gjitha shtetet evropiane”.
Baerbock po ashtu ka premtuar më tepër ndihmë humanitare për Ukrainën.
Rruga Press