KryesoreLajme

(Video) Kongresisti amerikan Torres: Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk ka qenë kurrë më urgjent

Kongresisti amerikan Ritchard Torres në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova po kërkon që të jetë anëtare e NATO-s, duke shtuar se anëtarësimi nuk ka qenë kurrë më urgjent.

“Në sfondin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, Kosova po kërkon sërish të jetë anëtare e NATO-s”, ka shkruar Torres.

“Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Marrja e një vendimi të duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Torres në postimin e tij ka bashkëngjitur një fjalim të tij me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në të cilën ai ka theksuar miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka miqësi më të mirë me vendet juglindore të Evropës se sa ka me Kosovën dhe Kosova nuk duhet të ketë mik më të mirë në botë se sa ShBA-ja. Ne i detyrohemi kësaj miqësie si kauzë më të madhe të demokracisë që të qëndrojmë me vendosmëri me Kosovën, pasi ajo kërkon njohje universale nga komuniteti ndërkombëtar dhe anëtarësimin si në BE ashtu edhe në NATO”, ka thënë Torres.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ai ka deklaruar gjithashtu se Kosova duhet të këtë njohjen dhe respektin e plotë që një shtet i pavarur e meriton.

“Tanimë ka ardhur koha që Kosova të ketë njohjen dhe respektin e plotë që një shtet i pavarur e meriton”, kishte thënë Torres.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *