EditorialKryesore

Ligji që ndalon vullnetarët edhe në luftërat e drejta në botë

Nga Rruga Press

Britania e Madhe dhe Danimarka janë vendet e para që lejojnë dhe mbështesin vullnetarët në Ukrainë.

Top Channel, por edhe televizione të tjera kombëtare kanë intervistuar disa herë një ushtar në uniformën e Ukrainës me origjinë shqiptare.

Ligji aktual ushtarin në fjalë e dënon deri në 15 vite burg në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Argumenti i mbështetjes nga klasa politike në vitin 2015 për këto ligje ishte se do të ndaloheshin luftëtarët drejt Sirisë dhe vendeve tjera për Lindjen e Mesme në radhët e grupeve dhe organizatave terroriste.

Por, të gjithë e injoruan karakterin universal dhe parimor të ligjit, duke e kthyer të njëjtin në një rregullor lokale.

Me ç’rast përveç këtyre luftëtarëve ndalohet edhe e drejta e shqiptarëve për të luftuar për kauzat e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare, jashtë kufijve të Shqipërisë administrative dhe Kosovës si shtet i ri përkatësisht.

Duhet thënë se i vetmi zë ndryshe për këtë ligj ishte Albin Kurti.

Ja çfarë thoshte Albin Kurti për ligjin “diskriminues” të luftëtarëve në luftat e drejta:

Neve na nevojitet një ligj i fuqishëm antiterrorizëm dhe një listë me organizata të ndaluara. A duhet të dënohet edhe Asim Vokshi që luftoi për çlirimin e Spanjës”, është shprehur Albin Kurti në Kuvendin e Republikës së Kosovë ditën e votimit të ligjit përkatës më 23.01.2015.

Ndërsa në intervistën për gazetën Zëri më 21.09.2016, pyetjes se a ka lidhje hezitimi për të ngritur çështjen e luftëtarëve në Siri me mospërkrahjen e Ligjit për Pjesëmarrje në Luftëra të huaja, ai i’u përgjigj mes tjerave kështu:

Ne kemi qenë për një qasje krejtësisht tjetër, prandaj edhe nuk e kemi mbështetur një ligj, i cili do ta ndëshkonte edhe Asim Vokshin e Xhemajl Kadën po të ishin gjallë, sepse kishin shkuar në Spanjë që ta luftojnë fashizmin e Frankos, e do ta ndëshkonte edhe një shqiptar i cili në një luftë siç ka ndodhur ajo në Preshevë e Maqedoni do t’i ndihmonte vëllezërit tanë atje. Pra ligji është vlerë normative, duhet të kesh parasysh situata të ndryshme para se ta shkruash ligjin e jo kur të jesh duke e zbatuar atë. Pra ne kemi pasur një qasje krejtësisht tjetër me të cilën jemi të bindur se do të arrinim rezultate shumë më të mira. ‘Al Kaida’, ‘ISIS-i’, ‘Al Nusra’, ‘Boko Haram-i’ e shumë të tjera do të mundë të përfshiheshin në mesin e organizatave terroriste, ekstremiste mbase edhe disa organizata të Serbisë në Kosovë, siç është për shembull UDB-ja serbe. Dhe më pastaj nga një vendim i tillë qeveritar do të kishim një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm për t’i luftuar edhe ato dukuri, por edhe ata persona. Pra ne kemi folur për këtë çështje, por sa flasim ne varet edhe sa na pyesin.

Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, rrezikut rus i shtohet edhe vullneti hegjemonik serb. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk vepron me sanksione ndaj Rusisë. Ndërsa kjo e fundit dërgoi emisar special në Serbi për bisedimet me Kosovën.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

A mos ndoshta ka ardhur koha, që ky ligj të konsiderohet tashmë i vjetëruar*, duke pasur parasysh rreziqet e reja gjeopolitike në Europë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor?

YouTube player

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *