BotaKryesore

Von der Leyen: Ukraina i përket BE-së

Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku dëshiron që ky vend të anëtarësohet, ka thënë të dielën shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne kemi një proces me Ukrainën që është, për shembull, integrimi i tregut ukrainas në tregun e vetëm”, ka thënë von der Leyen për Euronews pasi njoftoi planet që Bashkimi të sigurojë rreth 500 milionë euro në armë dhe ndihma të tjera për ushtrinë ukrainase ndërsa lufton me pushtuesit rus.

Lexo më shumë  430 mijë dollarë për një vit, lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

“Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë në rrjetin e energjisë, për shembull. Kaq shumë tema ku ne punojmë shumë ngushtë së bashku dhe në të vërtetë me kalimin e kohës, ato na përkasin neve. Ata janë njëri prej nesh dhe ne i duam brenda”, ka shtuar Von der Leyen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar të dielën vonë në Twitter se ka biseduar me Von der Leyen në telefon për “vendime konkrete për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, ndihmën makro-financiare dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE”.

Lexo më shumë  Gazeta gjermane‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *