Johnson e quan “shpërqendrim” alarmin bërthamor të Putinit
Boris Johnson thotë se vënia e forcave parandaluese bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë nga Vladimir Putini është “një shpërqendrim nga realiteti i asaj që po ndodh në Ukrainë”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar lavdëroi ukrainasit për “luftimin… me më shumë rezistencë nga sa kishte patur Kremlini”.
“Ajo që po ndodh në kontinentin evropian është një katastrofë absolute”, tha ai.
Johnson hodhi dyshime mbi negociatat e mundshme midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në përpjekje për të zgjidhur krizën.
Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord që të dyja palët mund të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, duke refuzuar fillimisht një ofertë për bisedime në Bjellorusi.
Por Johnson tha se nuk kishte parë asgjë që të sugjeronte se Putini ishte i vërtetë në ofertën e tij.
Rruga Press