SHBA-ja dënon përshkallëzimin e papranueshëm nga Putin
Siç u raportua, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vihen në gatishmëri të lartë.
Së fundmi, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara e ka dënuar këtë veprim si një përshkallëzim të papranueshëm.
Linda Thomas-Greenfield u shpreh për CBS se: “Kjo do të thotë që Presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”.
Rruga Press