Raportohet për 4,300 trupa ruse të vrarë në Ukrainë
Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malya, ka thënë se rreth 4,300 ushtarakë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.
Megjithatë, ajo pranoi se ky numër ende është duke u sqaruar.
Mësohet se Moska në konflikt deri më tani ka humbur 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë.
Luftimet e ashpra po vazhdojnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv këtë mëngjes, ata që janë në zonë duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Diku tjetër, trupat ruse po vazhdojnë të avancojnë drejt Kievit.
© Rruga Press