BotaKryesore

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Bota nuk besoi që do të rezistonim kaq shumë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oliksii Reznikov, është deklaruar rreth situatës aktuale në Ukrainë pas 72 orëve që kur nisën sulmet e para ruse brenda territorit ukrainas.

Reznikov ka thënë se po vazhdojnë të luftojnë me pushtuesin rus edhe kur bota ka dyshuar se nuk do të mund të bëjnë rezistencë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Reznikov ka shpërndarë dy fotografi të ushtarëve të të dyja palëve, ku tha se mbështetja ndaj Ukrainës duhet të jetë më e fortë.

Ai ka shtuar se po vazhdojnë ta luftojnë Rusinë duke thënë se nuk duhet pasur frikë nga ajo.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! Ne i treguam botës – mos kini frikë nga Rusia, jini të fortë dhe zmbrapseni atë! Mbështetja ndaj Ukrainës duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *