Bota

Vritet gjenerali i famshëm çeçen, ukrainasit: Ai nuk shkon më në shtëpi

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.

“Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Tëitter diplomati. i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake.

Lexo më shumë  Agjencitë evropiane të inteligjencës paralajmërojnë: Rusia do të sulmojë NATO-n brenda pak muajsh

Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.

Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e sigurisë si një veprim i Putinit për të nxitur rusët të luftojnë pasi dihet afrimiteti i tyre me ukrainasit.

Lexo më shumë  Gjermani/ Mbyllje fabrikash e shkurtime të vendeve të punës, 175,000 punëtorë dalin në rrugë për të protestuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *