Macron paralajmëron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se bota duhet që të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, duke komentuar sulmet e shtetit rus në fqinjin e tij jugor.
“Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë. Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë Macron.
Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur “në mënyrë të njëanshme” të rikthejë luftën në Evropë.
Ndërkohë kujtojmë që prej mëngjesit të 24 shkurtit forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë, me urdhër të Putinit. Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.
Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë. Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Rruga Press