Raportohen 198 ukrainas të vrarë për shkak të agresionit rus
Raportet këtë mëngjes nga agjencia e lajmeve Reuters sugjerojnë se pothuajse 200 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i “agresionit rus”.
Informacioni u raportua fillimisht nga Interfax, duke cituar ministrin ukrainas të shëndetësisë Viktor Lyashko.
Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën në përleshjet në kryeqytet gjatë natës.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por grupet diversante ruse janë aktive.
© Rruga Press