Ministri ukrainas: Izolojeni Rusinë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje për izolimin e plotë të Rusisë, duke përfshirë embargon ndaj blerjeve të naftës ruse.
“I kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, ndalojeni naftën, shkatërroni ekonominë e saj”, shkroi Kuleba në Twitter.
Më vete, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE”, tha ai në Twitter.
Rruga Press