KryesoreLajme

Lufta/ SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutën që dënon Rusinë

SHBA bashkë me Shqipërinë po parashtrojnë në mbledhjen e këshillit të Sigurimit projekt-rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Në mocion kërkohet që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të lejojë ndihmën humanitare në vend.

Përfaqësuesi i SHBA-së deklaroi se faji për këtë situatë është tërësisht i Rusisë ndërkohë që citoi kërcënimin ndaj Suedisë dhe Finlandës ditën e sotme se nëse do bëhen anëtare të NATO-s do të përballen me pasoja ushtarake dhe politike.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Sipas BBC, projekt-rezoluta ka pësuar disa ndryshime të minutës së fundit nga “dënojmë pushtimin e Rusisë” në “dënojmë sulmet e Rusisë” ndaj Ukrainës.

Një diplomat i Këshillit të Sigurimit tha se negociatat janë shtrirë deri në Kinë pasi disa diplomatë po përpiqen ta bindin Pekinin që të abstenojë në vend që të votojë kundër rezolutës.

Karta e OKB-së përcakton duhen 9 vota në panelin prej 15 anëtarësh që të miratohet kjo rezolutë. Por të gjithë anëtarët e përhershëm SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos. 

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *