Shërbimi sekret britanik zbardh planin e Putin: Marrja e Kievit dhe eleminimi i Presidentit
The Guardian duke iu referuar burimeve të inteligjencës britanike raporton se plani i Rusisë është marrja e kryeqytetit Kiev dhe “ndryshimi i regjimit”. Kjo bëhet duke eleminuar fizikisht presidentin ukrainas Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Pastaj drejtimin e vendit sipas inteligjencës britanike do ta marrin njerëz të kontrolluar nga Moska.
Më parë inteligjenca amerikane dhe britanike kanë paralajmëruar se agjencitë ruse të spiunimit kanë hartuar ‘listat e vrasjes’ së figurave kryesore që do të shënjestëroheshin në rast se Moska e merr kontrollin e qyteteve kryesore.
Presidenti ukrainas, Zelenskyy orë më parë ka publikuar një video të tij duke treguar se ndodhet në kryeqytet. Pranë tij u panë edhe kryeministri dhe udhëheqësit e tjerë të vendit. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të lëshojë armët dhe të dorëzojë qeverinë e Kievit.
Rruga Press