Bota

Vendet kërcënojnë Eurovizionin me bojkotim nëse Rusia lejohet të konkurrojë

Eurovizioni mund të mos jetë gjëja e parë që mendoni gjatë diplomacisë ndërkombëtare – por disa vende kanë filluar të thonë se do ta bojkotojnë ngjarjen nëse Rusia lejohet të konkurrojë.

Gara, e cila është ngjarja live jo sportive më e ndjekur në botë, do të mbahet në Torino të Italisë në maj.

Lexo më shumë  Monedha iraniane bie ndjeshëm, teksa Uashingtoni përgatit sanksione të ashpra

Transmetuesit e Estonisë dhe Finlandës kanë thënë të dy se do të tërhiqen nga konkursi, nëse Rusia lejohet të konkurrojë.

Vende të tjera, duke përfshirë Holandën dhe Letoninë, kanë shprehur gjithashtu shqetësime për përfshirjen e Rusisë, së bashku me Ukrainën.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon konkursin, thotë se ka ndërmend ta lërë vendin të konkurrojë, duke pretenduar se është një organizatë jopolitike.

Lexo më shumë  SHBA-ja prezanton AIM-424 Malice, raketë me rreze veprimi mbi 463 km

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *