Bota

(Video) Fjalët e fundit të ushtarëve trima ukrainas para sulmit rus: Luftanije ruse, shko q…

Analisti politik amerikan, Ian Bremmer, ka siguruar dhe ka publikuar një komunikim të shkurtër mes forcave ukrainase dhe forcave ruse para se këto të fundit të sulmonin një ishull të vogël të Ukrainës.

Në këtë pjesë të komunikimit, një ushtar ukrainas lajmërohet nga një luftanije ruse:

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?”

Më pas, një ushtar ukrainas dëgjohet duke i thënë bashkëluftëtarëve të tij: “Kjo ishte. A t’i them që ta q*** veten?”

Një koleg ia kthen me ironi: “Për çdo rast.”

Ushtari ukrainas ia lëshon zërin pajisjes së komunikimit dhe thotë: “Luftanije ruse, shko q*** veten”.

Ishulli i vogël “Ostriv Zmiinyi” ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Rumaninë. Raportohet se ishulli është marrë nën kontroll nga rusët, pas flijimit të 13 ushtarëve ukrainas.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *