KryesoreLajme

(Video) Johnsoni krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Milosheviqit në Kosovë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka tërhequr një paralele të veprimeve të sotme të Vladimir Putinit në Ukrainë, me ato të Slobodan Milosheviqit në Kosovë.

Johnson, gjatë një paraqitjeje para deputetëve britanikë ka thënë se Putini po e bën të njëjtën gjë si Milosheviqi.

Ai ka thënë se nuk duhet harruar që Miloseviqi ka vdekur gjatë kohës sa po gjykohej.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

“Ajo çka po bën Putini është e njëjtë me atë që ka bërë Slobodan Milosheviqi në Kosovë, i njëjti agresion, dhe mos harroni se Milosheviqi ka vdekur ndërkohë po gjykohej”, ka thënë Johnsoni, gjatë kohës kur po i paraqiste para parlamentit sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve të saj ndaj Ukrainës, të cilat kanë nisur mëngjesin e së enjtes.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *