BallinaLajme

Vrasje e shumëfishtë në Viti, katër viktima të së njëjtës familje

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur të mërkurën në Pozheran të Vitisë. Një person ka vrarë bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe me pas ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi ka thënë se sipas informacioneve fillestare “dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”.

Lexo më shumë  Qeveria Rama nxjerr spitalet publike në treg/ Ndryshon ligji, spitalet e shtetit menaxhohen nga privatët

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se motivet e kësaj vrasjeje të shumëfishtë ende nuk dihen.

Lexo më shumë  U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona

Rruga Press

YouTube player